Edhe sivjet viti shkollor nis pa ndonjë shkollë të re, Shpend Ahmeti e mbyll mandatin me 0 shkolla

Viti i ri shkollor që do të nis në shtator, Prishtinën do ta gjejë pa asnjë shkollë të re. Madje, më shkolla të mbingarkuara me nxënës.

Lajme

19/07/2017 17:28

Kur erdhi në pushtet e mori buxhetin me pesë shkolla që figuronin në të. Por, kryetari Shpend Ahmeti nuk arriti që ta ndërtojë asnjë institucion arsimor që katër vjet.

Prej fillimit të mandatit e deri më tani në të gjithë planet buxhetore kanë  figuruar linjat buxhetore dhe lagjet se ku do të ndërtohen shkollat. Nga viti në vit, paratë për ndërtimin e shkollave vetëm u bartën, shkruan lajmi.net.

Në arsyetimet e tij të shpeshta në Asamblenë komunale, kryetari Ahmeti ka thënë se nuk po gjënë një pronë të përshtatshme në lagjet e parapara.

Ish drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Halim Halimi ka thënë se ka nevoja të mëdha për disa shkolla. Ka thënë se, kryetari Ahmeti ende nuk e ka nisur asnjë ndërtim të ndonjë institucioni arsimorë.

“As çerdhe nuk ka ndërtuar, disa objekte i ka gjetur të ndërtuara nga ish qeverisja ynë. Ka nevoja emergjente për një shkollë fillore në Veternik, fëmijët e asaj lagjeje bëjnë disa kilometra për në shkollat më të afërta. Po ashtu ka nevojë emergjentë edhe në Kalabri e Mati 1. Shkolla e muzikës pati filluar së ndërtuari qysh para disa viteve, por këta e ndalën ndërtimin me arsyetimin se nuk ka oborr të mjaftueshëm. Shkollat e muzikës nuk kanë oborre kërkund nëpër Evropë, qysh po kërkojnë këta”, tha Halimi për lajmi.net.

Ish drejtori, thotë se nuk e di arsyen lënësh ana të shkollave nga ekzekutivi komunal, por thotë se, objektet si të tilla çdo vit po përsëritën në Planin e buxhetit. “Buxhetin e vitit 21014, ne e patëm lenë me disa shkolla. Nuk u ndërtuan, u përsëritën çdo vit nëpër buxhet. Pra, parat janë.  Po thonë se lokacionet kanë probleme pronësore. Por, përgjatë këtyre viteve Komuna është dashur të gjejë zgjidhje. Ky kryetar nuk po dukët shumë i aftë për tu përballur me situata, madje, as të natyrave më të thjeshta”, shtoi tutje Halimi.

Sikurse në vitin 2017, edhe në këtë vit, në buxhet figurojnë shkollat si: Ndërtimi i shkollës në lagjen “Kalabria”,  ku janë ndarë 300 mijë euro. Ndërtimi i shkollës në “Mati 1”, 500 mijë euro. Ndërtimi i shkollës në qendër (Pejton), aneksi F.Konica, 100 mijë euro. Ndërtimi i shkollës në Arbëri, 600 mijë euro.

Ndryshe nga viti i kaluar në këtë vit është hequr shkolla në Sofali dhe Veterrnik.

2017

2016

2015

2014

Ndërtimi i shkollave është edhe kërkesë e komunitetit. Qytetarët kanë dërguar edhe kërkesa në Komunë e Prishtinës për ndërtime të shkollave në lagjet e tyre. Kërkesat i kanë shtruar në mënyrë digjitale në Platformën digjitale për pjesëmarrje publike.

Më poshtë mund të shihni disa kërkesa./Lajmi.net/