Edhe sivjet- nga 1 korriku, qeveria nis subvencionimin e policave kufitare për mërgatën
Qeveria në detyrë ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje, kryeministri në detyrë, Albin Kurti njoftoi se është marrë vendim që edhe sivjet , sikurse në verat e kaluara bashkatdhetarëve t’u jepen policat e sigurimit falas. “Edhe sivjet nga data 1 korrik të gjithë bashkëfshatarët që udhëtojnë me automjete për pasagjerë, mund të…

Lajme
Qeveria në detyrë ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje, kryeministri në detyrë, Albin Kurti njoftoi se është marrë vendim që edhe sivjet , sikurse në verat e kaluara bashkatdhetarëve t’u jepen policat e sigurimit falas.
“Edhe sivjet nga data 1 korrik të gjithë bashkëfshatarët që udhëtojnë me automjete për pasagjerë, mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse. Polica e subvencionuar do të jetë për automjetet me pasagjerë deri në 9 ulëse”,deklaroi Kurti, shkruan lajmi.net.
Ai tha se sot ndahen 4 milionë euro për këtë vendim.
“Sot do të ndajmë 4 milionë euro nga masa “Mbështetja për Mërgatën”.Të dashur bashkatdhetarë mirë se vini e faleminderit që na gjallëroni vendin sa herë që vini”./Lajmi.net/