“Edhe sa”, thotë Bim Bimma në këngën e re
Bim Bimma sot lanson projektin e ri muzikor.

ShowBiz
Një artist shumë aktiv me këngë të reja në këto ditë pandemie është edhe Bim Bimma, shkruan lajmi.net.
Ai në këtë periudhë ka sjellë disa “home session”, ku përpunon këngë të artistëve të njohur dhe u pritën mirë nga publiku.
Me anë të disa postimeve, reperi ka njoftuar se sot (e mërkure) do të publikohet kënga e tij e re me titull “Edhe sa”.
Bimma për këtë projekt ka bashkëpunuar Akord Beats, ndërsa për mix/masterin me Faton Dolakun.
“Për lek” mban titullin projekti i fundit muzikor nga Bim Bimma. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B_QN4A5A6Ww/