Edhe Ramush Haradinaj arrin në Presidencë, takohet me Osmanin
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tashmë ka arritur në Presidencë ku si tre liderët e tjerë të partive edhe ai do të takohet me Presidentet Osmani për çështjen për të gjetë një zgjidhje për të dalë nga bllokada në Kuvend. Takimi me Haradinajn është i katërti me radhë për Osmanin sot, pasi takoi kreun e…

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tashmë ka arritur në Presidencë ku si tre liderët e tjerë të partive edhe ai do të takohet me Presidentet Osmani për çështjen për të gjetë një zgjidhje për të dalë nga bllokada në Kuvend.
Takimi me Haradinajn është i katërti me radhë për Osmanin sot, pasi takoi kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, të parin e PDK-së, Memli Krasniqin dhe së funi edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Këto takime u thirrën nga presidentja Osmani për shkak të ngërçit politik e institucional në vend.
Gjykata Kushtetuese ka deklaruar se brenda 30 ditëve deputetët duhet konstituuar Kuvendin , derisa pritet që ditët në vazhdim të sjellin ndonjë ndryshim të mundshëm sa i përket kësaj çështje./Lajmi.net/