Edhe një tjetër javë shumë interesante në Serie A me shumë befasi

Java e 16-të në Serie A është karakterizuar me shumë gola dhe me sfida tejet interesante.

Sport

06/01/2021 17:18

Ndeshja më e rendësishme e kësaj xhiro në Serie A është sfida mes Milan dhe Juventus, ndeshje e cila do të zhvillohet nga ora 20:45.

Edhe më interesante do të jetë kjo ndeshje pas befasisë që shkaktoi Sampdoria ndaj Interit, duke e mposhtur atë me rezultat 2-1, transmeton lajmi.net

Roma (3-1) dhe Lazio (2-1) po vazhdojnë t’iu afrohen kreut pas fitoreve që ata morën ndaj Crotones dhe Fiorentinas.

Edhe Atalanta po tenton garat evropiane dhe arriti që të fitojë 3-0 ndaj Parmës në shtëpi.

Në anën tjetër, njëri ndër ekipet më në formë këtë sezon në Itali, padyshim që është Sassuolo dhe fitoi me rezultat 2-1 ndaj Genoas.

Torino u nda me rezultat të barabartë 1-1 ndaj Veronës, sikurse Bologna dhe Udinese 2=2, ndërsa Benevento u rikthye te fitorja duke mposhtur Cagliarin 2-1./Lajmi.net/