Edhe një “shuplakë” kryetarit Ahmeti, Kuvendi miraton buxhetin edhe pa të

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pak gjë mund të bëjë nëse vazhdon të refuzojë bashkëpunimin me Asamblenë Komunale, e cila dominohet nga këshilltarë të LDK-së dhe PDK-së. 

Lajme

06/02/2015 19:23

Kuvendi Komunal i Prishtinës do ta miratojë buxhetin dhe Prishtina nuk shkon në zgjedhje për këshilltarë komunalë, ka thënë sekretari i Ministrisë së Pushtetit Lokal, Besnik Osmani në një intervistë për emisionin “038” në KTV. 

Besnik Osmani

Ai ka thënë se tashmë i ka treguar kryetarit Ahmeti se Kuvendi ka forcën ta miratojë buxhetin edhe nëse qeverisja Ahmeti refuzon ta dërgojë atë në Kuvend, përcjell. Në këtë rast, sipas tij, është Kuvendi ai që vendos për projektet. 

I pyetur nëse kryetari Ahmeti i ka duart e lidhura nga LDK dhe PDK, Osmani ka thënë se për të funksionuar mirë duhet pasur një lidhje të shëndoshë mes Kuvendit dhe kryetarit, në të kundërtën do të ketë ngecje në zhvillimin e qytetit.