Edhe një shpërthim në “Robert Doll”

Shpërthimi i gypave të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” pothuajse është bërë përditshmëri në kryeqytet.

Lajme

31/10/2014 12:53

Dy ditë pas shpërthimit të një gypi të ujësjellësit në rrugën “Robert Doll”, në lagjen Dardania të Prishtinës, lajmi.net të premten ka bërë këto foto që tregojnë përmbytjen e të njëjtës rrugë nga një shpërthim tjetër.  

Javën e kaluar, një shpërthim i gypit të ujësjellësit kishte ndodhur edhe në rrugën UÇK, raste që sipas Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” janë duke ndodhur për shkak të vjetërsisë së gypave.

Dhe sa herë që shpërthejnë gypat e ujësjellësit, përveç reduktimeve me ujë të pijshëm për lagjet e caktuara, pason edhe tollovia në trafikun urban.