Edhe një market cak i hajnave
Një vjedhje ka ndodhur në një market në Fushë Kosovë.
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe në qytetin e Fushë Kosovës një market ka qenë cak i hajnave, shkruan lajmi.net.
Siç bën të ditur policia, ka qenë sigurimi i marketit i cili ka deklaruar në polici se një person i panjohur kishte kryer vjedhje në market dhe pasi që personi i sigurimit e ka vërejtur hajnin, ka tentuar ta ndalojë, por më pas, hajni ia ka ekspozuar pistoletën dhe më pas ka hedhur në tokë gjësendet e vjedhura jashtë marketit. /Lajmi.net/