Edhe një kosovar i vrarë në Siri
Pajtim Olluri, 22 vjeçar nga Krojmiri i Lipjanit, raportohet të jetë vrarë nga forcat e regjimit të Bashar al- Assad në Siri duke luftuar në krah të kryengritësve. Ende nuk dihen rrethanat dhe vendi i vrasjes.
Lajme
Edhe një shqiptar i vrarë në Siri nga forcat e regjimit të Bashar al- Assad.
Portali Almakos ka raportuar të martën se Pajtim Olluri, 22 vjeçar nga Krojmiri i Lipjanit, është vrarë gjatë luftimeve në Siri.
Rrethanat dhe vendi i vrasjes së tij nuk janë bërë të ditura ende.
Halit Maliqaj (31) nga Tirana, Ermal Xhelo nga Vlora, Nimetullah Imeri (38) dhe Sami Abdullahu nga Shkupi, Rasim Zeqiri nga Gostivari, Muaz Ahmeti (23) nga Presheva, Naman Damolli nga Kosova, janë disa nga emrat e shqiptarëve që deri më tani janë vrarë në luftimet kundër Bashar Al Assadit.
Numri i shqiptarëve pjesëmarrës në lufën që po zhvillohet në Siri raportohet se është i madh, sikundërse nuk është i vogël as numri i atyre që janë vrarë në fushëbetejë.