Edhe një i ri shqiptar vritet në Siri
Një tjetër shqiptar është vrarë në luftimet në Siri. Ndërsa beteja për Aleppon ka një javë që ka nisur, 24 vjeçari nga Librazhdi ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.

Lajme
Ende nuk dihet emri i viktimës, por foto të shqiptarit të vrarë janë shpërndarë nga shokët në rrjete sociale.
Mësohet se i riu nga Librazhdi arsimin e mesëm e ka bërë në kryeqytet, ndërsa studimet e larta në Arabinë Saudite.
Fotot e tij janë shpërndarë me mbishkrimin ‘Ebu Derda esh Shami’ që ka kuptimin: I biri i Derdasë nga Shami, (Sham quhet zona qe përmbledh Palsetinën, Sirinë, Irakun, Libanin dhe Jordaninë). (Shqiptarja.com)