Edhe një gol nga Mane, Liverpool i afrohet Superkupës së Evropës

Liverpool ka kaluar në epërsi ndaj Chelseat me rezultat 2:1.

Sport

14/08/2019 23:03

Sadio Mane ka shënuar sërish për Liverpoolin në pjesën e parë të vazhdimeve duke kaluar skuadrën e tij në epërsi ndaj Chelseat me rezultat 2:1 në Superkupën e Evropës. 90 minutat nuk sollën fitues te rezultati 1:1.

“Blues” kaluan të parët në epërsi me golin e Olivier Giroud në pjesën e parë.

Por, “Reds” barazuan shifrat nëpërmjet Mane pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë. /Lajmi.net/