Edhe një futbollist i Chelseas në Kinë
Pas Ramiresit, edhe një tjetër futbollist i Chelseas mund të kalojë në kampionatin kinez.

Merkato
Sulmuesi i Chelseas, Loic Remy, është duke u kërkuar nga skuadra kineze, Hebei Fortune, përcjell Lajmi.net.
Francezi ishte afër të largohej nga Chelsea gjatë janarit, në një skuadër tjetër nga Premierliga.
Remy nuk do të ishte transferi i parë i Hebei nga Evropa, pasi ata e kanë transferuar edhe lojtarin e Romës Gervinho gjatë janarit.
Kujtojmë që afati kalimtar në Kinë është i hapur deri më 26 shkurt.