Edhe një ‘dopietë’ e radhës nga Haaland, për ta mposhtur Leverkusenin

18:41 | 11 Shtator 2021

Borussia Dortmund ka shënuar një fitore me rezultat të ngushtë 4-3 si mysafir ndaj Bayer Leverkusen.

Në këtë fitore protagonisti kryesor ishte i përhershmi Erling Haaland i cili i realizoi dy gola në këtë ballafaqim, gjersa dy të tjerët i shënuan Julian Brandt dhe Raphael Guerreiro.

Për vendasit golat u shënuan nga Schik, Wirtz dhe Diaby.

Me këtë ‘dopietë’, Haaland tani ka arritur shifrën e 65 golave të realizuara me Dortmundin në po aq ndeshje, duke e vazhduar mesataren impresive të një goli për ndeshje. /Lajmi.net