Edhe një anëtar i Shtabit të UÇK’së i dyshuar për krime lufte
Burime të lajmi.net pohojnë se njëri nga ish anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së ka mundësi që gjatë ditës së premte të merret në pyetje - si i dyshuar, e po ashtu t'i ngritet aktakuzë, për krime lufte ndaj popullatës civile 1998-1999.
Lajme
EULEX ka zgjeruar hetimet për krime lufte ndaj popullsisë civile në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.
Burime të lajmi.net pohojnë se njëri nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së ka mundësi që gjatë ditës së premte do të merret në pyetje si i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile.
Siç pohohet, varësisht nga rezultatet e hetimeve, ai mund të përfshihet në aktakuzën që tashmë ngritur për Sylejman Selimin, Ismet Haxhën, Nexhat Çubrelin dhe Shefki Hysenin.