Edhe Nisma Socialdemokrate dorëzon ankesë në PZAP për vendimin e KQZ-së

Edhe Nisma Socialdemokrate ka dorëzuar asnkesë në PZAP  për vendimin e KQZ-së për mos-certifikimin e kandidatëve të saj për deputetë.

Lajme

23/01/2021 17:51

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Nisma Socialdemokrate, shkruan lajmi.net.

“NISMA Socialdemokrate me qëllim të pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që mbahen më 14.02.2021 kishte aplikuar dhe përmbushur të gjitha kriteret për certifikim, sipas afateve dhe procedurave të parapara me ligj dhe kjo konstatohet edhe nga vet trupat profesionale të KQZ-së”, thuhet në njoftim.

Para Nismës, kërkesë ka dërguar edhe AAK teksa këtë pritet ta bëj edhe Vetëvendosje.

Postimi i plotë:

NISMA Socialdemokrate tanimë ka dorëzuar ankesë në PZAP ndaj vendimt të KQZ-së për mos-certifikim të subjektit tonë dhe kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

NISMA Socialdemokrate është e përkushtuar dhe e vendosur në respektim të plotë të rregullave dhe ligjeve në Republikën e Kosovës.

NISMA Socialdemokrate me qëllim të pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që mbahen më 14.02.2021 kishte aplikuar dhe përmbushur të gjitha kriteret për certifikim, sipas afateve dhe procedurave të parapara me ligj dhe kjo konstatohet edhe nga vet trupat profesionale të KQZ-së.

Ne presim që PZAP të përmirësoj këtë vendim të gabuar të KQZ-së dhe të pranoj kërkesën tonë për certifikim të subjektit dhe të listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ne jemi të bindur se zëri i NISMA-s do të vazhdoj të jetë prezent fuqishëm në Kuvendin e Kosovës në mbrojtjen e vlerave kombëtare. /Lajmi.net/