Edhe nga Aleanca në Kuvend, Tahiri: Nuk po lejohet që mediat të hyjnë brenda, VV-ja po tenton me ble kohë
Deputeti i zgjedhur nga radhët e Aleancës, Besnik Tahiri, ka njoftuar se kanë shkuar tek Kuvendi i Kosovës pasi nga PDK-ja veçse kanë bërë thirrje që sot të mbahet një seancë në Kuvend të Kosovës. Tahiri tha se është i shqetësuar se në Kuvend nuk po lejohen të hyjnë gazetarët. “PDK ka thirrur një seancë…
Lajme
Deputeti i zgjedhur nga radhët e Aleancës, Besnik Tahiri, ka njoftuar se kanë shkuar tek Kuvendi i Kosovës pasi nga PDK-ja veçse kanë bërë thirrje që sot të mbahet një seancë në Kuvend të Kosovës.
Tahiri tha se është i shqetësuar se në Kuvend nuk po lejohen të hyjnë gazetarët.
“PDK ka thirrur një seancë në ora 11:00, Aleanca do jetë gjithmonë aty kur ka aktivitet nga opozita më shqetësoi se mediat nuk po lejohen me hy brenda në Kuvend, por mungesa e transparencës dhe qasja që sot e kemi nga VV-ja është alarmante dhe po çon vendin në humnerë”,deklaroi Tahiri
AI tha se për tri herë rresht shkomë në zgjedhje nga një parti që fiton zgjedhjet, për teket e saj që të marrë gjithë pushtetin për veti.
“Z.Dehari i ka instruksione prej nalt, i madh e i vogël e dinë se neni 66 i Kushtetutës është shkelur, flet për 30 ditëshin. Aktvendimi i Kushtetutës flet për dy çështje, nuk trajtohet vetëm nisja si proces”,shtoi ai.
Tahiri tha po ashtu se VV e kanë shkelur rendin kushtetues me dy këmbë, e krejt kjo për të blerë kohë dhe e për çka po u duhet koha nuk e di.
“Kur bëhen aktet normative bëhen për një mendje të arsyeshme, për njerëz normal. Thotë qartë duhet konstituuar çka me bë ma anej, çka. Kjo e ka një qëllim blerjen e kohës e dorëzimin e njerëz prej partive opozitare ne ofertën e tij”.
“Aleanca e ka trajtu këtë temë nuk është problem Kushtetues. Do t’i provojmë të gjitha mjetet tjera”./Lajmi.net/