“Edhe nëse thirren 48 seanca…”-Hykmete Bajramit i ndalet mikrofroni, dikush bërtet në Kuvend “o gjynah, o gjynah”

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami doli sot në foltoren e Kuvendit të Kosovës për t’ua bërë të ditur Vetëvendosjes dhe kryesuesit të seancës Avni Dehari se edhe nëse thërret 48 seanca të tjera, ata s’do të propozojnë askënd për komision të fshehtë për të votuar kryekuvendaren. Bajrami nisi të falsë në foltore, por me këtë…

Lajme

09/05/2025 10:34

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami doli sot në foltoren e Kuvendit të Kosovës për t’ua bërë të ditur Vetëvendosjes dhe kryesuesit të seancës Avni Dehari se edhe nëse thërret 48 seanca të tjera, ata s’do të propozojnë askënd për komision të fshehtë për të votuar kryekuvendaren.

Bajrami nisi të falsë në foltore, por me këtë rast Dehari bëri thirrje nga regjia që t’i ndalet fjala.

“Mundesh të na thirresh edhe 48 orë, çdo 48 orë me kërku me propozu dikë por kjo …”,tha Bajrami, transmeton lajmi.net.

Asaj iu ndal mikroni dhe nuk arriti të përfundojë deklarimin. E pas kësaj dikush nga deputetët u dëgjua duke thënë “o gjyna, o gjyna”, në drejtim të Deharit.

Në seancën e sotme të Kuvendit- përpjekja e 13-të me radhë për të konstituar kuvendin të pranishëm ishin 113 deputetë, shkruan lajmi.net

Me këtë rast kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se të pranishëm ishin 113 deputetë dhe se do të vazhdohet me seancën aty ku ka mbetur tek e propozuara e VV-së për kryekuvendare Albulena Haxhiu dhe më pas tentimi që të formohet komisioni për votim të fshehtë.

Ai tha se në seancat e kaluar nuk pati korum për vendimmarrje për t’u propozuar kandidatët për komisionin për votim të fshehtë për Kryetar të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje edhe në këtë seancë ka tentuar që të arrijë të formojë një komision për votim të fshehtë, por sërish ka dështuar.

Deputetët kanë votuar 56 për, një kundër. Kësisoj Dehari njoftoi se nuk ka kourum.

“S’ka korum, shihemi më 11 maj në ora 10:00”./Lajmi.net/