Edhe në Amerikë dyshohet për vjedhje votash

Një numër i madh i shkencëtarëve të lartë të kompjuterit bëjnë thirrje për numërimin e votave në disa vende të SHBA’së, pasi ata besojnë se votat elektorale të vendeve janë hakuar nga hakerët rusë. Ata kërkojnë rinumërimin e votave në disa nga vendet kyçe; Michigan, Pensilvania dhe Wisconsin

Bota

23/11/2016 10:44

Shkencëtarët e kompjuterit besojnë se kanë gjetur prova se votat e tri vendeve janë manipuluar ose hakuar gjatë zgjedhjeve presidenciale, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Është dyshuar për parregullsi në shtetet kyçe gjatë votimit për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shtetet si; Michigan, Pensilvania dhe Wisconsi. Shkencëtarët besojnë se këtë e bënë ‘hakerët e huaj’, kështu duke u futur në sistem ditën e zgjedhjeve të SHBA’së.

Një numër i madh i akademikëve dhe aktivistëve po bëjnë thirrje që autoritetet amerikanë të bëjnë auditimin apo rinumërimin e zgjedhjeve presidenciale të këtij viti në disa vende kryesore të kësaj fushë beteje.

Koalicioni i ekspertëve, i cili është duke u bërë thirrje fushatës së Hillary Clinton për t’u bashkuar në këtë kauzë, është duke e përgatitur një raport të detajuar ku i shprehin shqetësimet e tyre Kongresit të komisioneve dhe autoriteteve federale në fillim të javës së ardhshme.

Dokumenti, i cili aktualisht është 18 faqe i gjatë, përqendrohet në shqetësimet për rezultatet e shteteve si; Michigan, Pensilvania dhe Wisconsin.

“Jam e interesuar në verifikimin e votës”, ka thënë Dr. Barbara Simons, një këshilltare e komisionit ndihmës zgjedhor në SHBA dhe eksperte për votim elektronik, transmeton Gazeta Express.

Simos kuptohet se ka kontribuar në analiza dhe përpjekje, por nuk pranoi të karakterizojnë natyrën e saktë të përfshirjes së saj.

Grupi i dytë i analistëve, i udhëhequr nga themeluesi i Institutit Kombëtar për të drejtën e votës, John Bonifaz dhe profesor Alex Halderman, drejtor i Universitetit të Michigan për siguri kompjuterike, gjithashtu është duke marrë pjesë në shtytjen e rishikimit të votave.

Këto kërkesa nga ekspertët erdhën pasi Hillary Clinton befasoi me humbjen e saj ndaj Donald Trump në zgjedhjet e 8 nëntorit. Vendimi për kërkesa të tilla erdhi pasi autoritetet e agjencisë së inteligjencës amerikane lëshuan deklaratë publike ku thuhet se hekërët rusë kishin ndërhyrë në sistemin zgjedhor në kompjuterë rajonal dhe në vjedhjen e e-mailave nga zyrtarët demokratë para zgjedhjeve presidenciale.