Edhe Mourinho flet për të ardhmen e Hazard

Jose Mourinho pret që Eden Hazard të largohet nga Chelsea këtë verë për t’u bashkuar me Real Madridin.

Sport

24/05/2019 09:07

Ylli belg ka vetëm edhe një vit kontratë me Chelsea, dhe iu ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se dëshiron të largohet pas finales së Ligës së Evropës kundër Arsenal.

Hazard kishte kërkuar t’i bashkohet Real Madridit edhe verën e kaluar, por largimi i Zidanes dhe ardhja e Sarrit, i kishin ndryshuar mendjen për të mbetur në ‘Stamford Bridge’.

Megjithatë, Hazard tani pritet të shkojë në Madrid dhe Mourinho po ashtu beson se 28 vjeçari do të largohet nga Chelsea.

“Duket sikur është ndeshja e fundit me blutë për Eden Hazard”, ka deklaruar Mourinho, përcjell ‘lajmi.net’
“Ai është një lojtar që ishte vendimtar në sukseset e Chelsea në këtë brez të fundit, dhe Eden gjithashtu do të përpiqet të jetë si në shumicën e kohës, një lojtar fantastik në fushë”.

“Ai dëshiron të fitojë dhe ndoshta të shkojë në Real Madrid me një trofe të fundit për Chelsean”./Lajmi.net/