Edhe ministër edhe deputet, Murati: Do të vazhdojmë t’i marrim pagat si qeveri në detyrë

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati është deklaruar para mediave pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë. Me këtë rast, Murati ndër të tjerash është pyetur se si do të marrin pagat në fund të muajit maj- duke pas parasysh se janë një qeveri në detyrë. Me këtë rast, Murati tha se përderisa vazhdojnë të…

Lajme

16/04/2025 11:37

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati është deklaruar para mediave pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë.

Me këtë rast, Murati ndër të tjerash është pyetur se si do të marrin pagat në fund të muajit maj- duke pas parasysh se janë një qeveri në detyrë.

Me këtë rast, Murati tha se përderisa vazhdojnë të kryejnë këtë funksion , do t’i marrin pagat si qeveri në detyrë, transmeton lajmi.net.

Madje sipas tij, kjo çështje do të shqyrtohet edhe në bazë të praktikave të mëparshme.

‘‘Sa i përket pagave, ne pagat po besoj që do vazhdojmë t’i marrim si qeveri në detyrë, përderisa e kryejmë këtë funksion, por gjithsesi mund të shohim edhe praktika të kaluarën që po besoj reflektojnë të njëjtën por mund të sigurohemi. Sa i përket çështjes së refuzimit të mandatave, ti mund të bëhesh deputet e fiton të drejtën e të qenit deputet, por materializimi i mandatit, Kushtetuta e parasheh edhe një hap të dytë që është betimi i deputetit, pra tek atëherë ka materializim, dhe interpretimet e mëhershme nga Gjykata Kushtetuese, tregojnë që në situatën aktuale ku jemi përkundër certifikimit  nga KQZ, aktualisht nuk ka kuvend’’, ka thënë ai. /Lajmi.net/