Edhe Milani në garë për Nkunkun

Milani iu është shtuar listës së skuadrave evropiane që janë të interesuara për sulmuesin e Leipzig, Christopher Nkunku.

Sport

03/05/2022 18:02

Francezi po kalon një sezon fantastik me gjermanët, ku ka realizuar 30 gola dhe 20 asistime, në 47 paraqitje në të gjitha garat.

Ajo që e bën të veçantë Nkunkun është se ai mund të luajë në shumë pozita të sulmit, duke përfshirë këtu edhe pozitën e organizatorit, transmeton lajmi.net.

Milani, me ardhjen e pronarëve të rinj, është duke e menduar seriozisht përforcimin e skuadrës, e me theks të veçantë sulmin.

Pos Divock Origit që tashmë është pothuajse punë e kryer, drejtuesit “kuqezi” mendojnë ta “blindojnë” një herë e mirë atë pozitë. /Lajmi.net/