Edhe Lista Serbe nuk merr pjesë në seancën për MSA-në
Përveç partive opozitare të cilat tashmë kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në seancën ku pritet të ratifikohet Marrëveshja për Stabilizim Asociim, në këtë seancë nuk do të merr pjesë as Lista Serbe, shkruan Express.

Lajme
Përkundër se kanë deklaruar se nuk do ta pengojnë seancën e së hënës, ku pritet të votohet projektligji për MSA-në, partitë opozitare kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në seancë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot përmes një letre publike drejtuar partive opozitare, u ka bërë thirrje që të marrin pjesë në seancë.
Ai ditën e hënë, kur do të ratifikohet MSA-ja, ka thënë se duhet të jetë “ditë uniteti”.