Edhe Kosova pjesë e diskutimit në Vatikan, presidenti Begaj u takua edhe me sekretarin Parolin

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u takua edhe me  sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin. Presidenti Begaj shkroi në X se me sekretarin Parolin diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, ndërsa tha se në diskutimet e tyre ishte edhe Kosova. “Është gjithmonë kënaqësi të takoj Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i…

Lajme

26/05/2026 15:21

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u takua edhe me  sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Presidenti Begaj shkroi në X se me sekretarin Parolin diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, ndërsa tha se në diskutimet e tyre ishte edhe Kosova.

“Është gjithmonë kënaqësi të takoj Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit. Diskutimi ynë u përqendrua në marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, zhvillimet ndërkombëtare, Kosovën, Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen për procesin e integrimit europian të Shqipërisë”, shkroi presidenti Begaj.