Edhe ish-presidentja Jahjaga në Konferencën e Mynihut, takon ambasadorin amerikan Reeker
Ish-presidentja Atifete Jahjaga është duke marrë pjesë në Konferencën e Mynihut. Në një postim në Facebook, ajo ka bërë të ditur se është takuar me ambasadorin Philip T. Reeker, mikun e saj dhe të Kosovës. Jahjaga shtoi se me të kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Ambasadorit…
Lajme
Ish-presidentja Atifete Jahjaga është duke marrë pjesë në Konferencën e Mynihut.
Në një postim në Facebook, ajo ka bërë të ditur se është takuar me ambasadorin Philip T. Reeker, mikun e saj dhe të Kosovës.
Jahjaga shtoi se me të kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ambasadorit i shpreha mirënjohjen për mbështetjen që ShBA-ja i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi në avancimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Jahjaga.
