Edhe Hisen Berisha i reagon ministrit Blerim Reka

Ish-komandanti, Hisen Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Integrimeve Evropiane, Blerim Reka.

Lajme

08/03/2020 23:56

Reka ka thënë se Kosova mund t’ia ofroj Serbisë korridorin për në Adriatik në negociata, duke ia mundësuar futjen edhe në Shqipëri.

Po ashtu, ai ka shfaqur habinë me mosreagimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deklaratat e Rekës.

Postimi i plotë:

REAGIM

Që kur ministri i integrimeve në Qeverinë e Republikës së Kosovës z.Reka, deklaroj se “për arritjen e marrëveshjes përfundimtare serbo – shqiptarë, si kompromis do ti ofronim Serbisë koridor për dalje në Durrës” e deri me sot kaluan disa ditë dhe unë vërtetë prita reagimin e LDK-së si parti bashkëqeverisëse.

Mirëpo meqenëse nuk pati një reagim të tillë, atëherë këta vërtetë e paskan harmonizuar 100% planin për ”integrimin e Kosovës në Serbi”. Në kontekst të kësaj po i pyes akademikët rugovistë në LDK: Autostradën që e mbanë emrin e presidentit historik “Ibrahim Rugova” doni me e shndërrue në koridorin serb drejtë Durrësit?!

“Via Ignatia “ koridor për Serbinë në Adriatik?! /Lajmi.net/