Edhe Fitore Pacolli del pak në Veri – Atje ka probleme me sigurinë, kjo iu flet për politika të gjelbra

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli është takuar sot me kryetarin e komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq. Pacolli ka thënë se kanë diskutuar për politikat e gjelbra që mund të ndërmarr Komuna. Ajo tutje ka thënë se Komisioni për Mjedis mbështet dhe do të bashkëpunoj me komunën për të ndërmarr iniciativa mjedisore. “Me Kryetarin e…

Lajme

21/06/2024 21:35

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli është takuar sot me kryetarin e komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq.

Pacolli ka thënë se kanë diskutuar për politikat e gjelbra që mund të ndërmarr Komuna.

Ajo tutje ka thënë se Komisioni për Mjedis mbështet dhe do të bashkëpunoj me komunën për të ndërmarr iniciativa mjedisore.

“Me Kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Eden Atiq, dhe drejtoren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arta Azemi diskutuam për politikat e gjelbra që mund të ndërmarr Komuna. Komisioni për Mjedis mbështet dhe do të bashkëpunoj me Komunën për të ndërmarr iniciativa mjedisore për të rritur mirëqenien e qytetarëve.” – ka shkruar Pacolli.