Edhe dy muaj paraburgim për shtetasin serb, Sllobodan Gavriq

Prokuroria Speciale e Kosovës ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj serbit Sllobodan Gavriq, i cili ishte arrestuar nën dyshimet për akt terrorist në Prishtinë.

Lajme

01/02/2015 13:03

Avokati Muhamet Humolli, i cili ishte caktuar për avokat mbrojtës të Gavriqit, ka thënë për KTV-në se më 27 janar se serbit i është vazhduar masa e paraburgimit.

Sllobodan Gavriq, 46 vjeç, shtetas i Serbisë, ishte ndaluar nga policia në lagjen “Arbëria”, nën dyshimet se ka pretenduar të kryente sulm terrorist. Në veturën e tij ishte gjetur sasi e madhe e eksplozivit, që dyshohet se ka qenë e planifikuar të përdoret për kryerjen e aktiviteteve terroriste.