Edhe Don Lush Gjergji nuk e mohon Teorinë e Darvinit dhe Big Bengun

Papa Françesku tha se Teoria e Darvinit dhe ajo e Big Bengut për krijimin e tokës mund të jetë e vërtetë, pasi ai beson se Zoti nuk e ka krijuar botën me një shkop magjik. Këtë mundësi nuk e mohon as përfaqësuesi i Kishës Katolike në Kosovë, Don Lush Gjergji. 

Lajme

01/11/2014 22:53

Se bota ka ndryshuar nuk u mohua asnjëherë, e në këtë drejtim më i zëshmi ishte Charles Darvin me Teorinë e Evolucionit. Por kjo nuk është teoria e vetme. E ngjashme është edhe ajo e Big Bengut apo shpërthimi i madh.

Së fundi edhe i pari i katolikëve Papa Françesku e pranoi këtë teori duke folur për lidhshmërinë me qeniet e gjalla.

Qëndrimi i Papës po mbështetet edhe në Kosovë.

“Ka dhanë një qëndrim mbi të cilin teori të tilla janë hipoteza çfarëdo që të jetë rezultati i tyre shkencor ai nuk është në kundërshtim me fenë”, tha për Klan Kosova Don Lush Gjergji, zv. i Ipeshkvit të Kosovës.

Ai thotë se Kisha katolike asnjëherë nuk ka pasur ndonjë qëndrim se si u krijua njeriu.

“Kisha katolike dhe krishterimi kurrë nuk e kanë definuar çështjen se në çfarë mënyre, a është krijuar aty për aty, menjëherë a është krijuar në mënyrë shkallore dhe iu ka dhanë mundësia e zhvillimit dhe përparimit gjallesave deri te njeriu”, tha ai.