Edhe Dizajnere

Kosovarja 22 vjeçare Rita Ora, e cila sapo ka mbyllur kontratat me Rimmel dhe DKNY, tani do t’i nënshkruajë edhe dy të tjera. Ajo ka nënshkruar kontratën prej 2.5 milionë dollarë më firmën e njohur Adidas. Kjo kontratë shkoj përmes Stella McCarrney, e cila ishte përgjegjëse e Adidas për Lojrat Olimpike 2012 dhe futbollisti David…

ShowBiz

29/10/2013 13:00

Kosovarja 22 vjeçare Rita Ora, e cila sapo ka mbyllur kontratat me Rimmel dhe DKNY, tani do t’i nënshkruajë edhe dy të tjera.

Ajo ka nënshkruar kontratën prej 2.5 milionë dollarë më firmën e njohur Adidas. Kjo kontratë shkoj përmes Stella McCarrney, e cila ishte përgjegjëse e Adidas për Lojrat Olimpike 2012 dhe futbollisti David Beckham një tjetër përgjegjës për Adidas.

Thuhet se Rita shumë shpesh ka folur që të jetë si një dizajnere, kur filloi që të bashkëpunojë me DKNY dhe me Jeremy Scoott, por si duket kjo i ka hyrë në vesh Adidasit dhe i është ofruar kontrata 2 milionëshe.

Nuk dihet ende asgjë nga koleksioni, por gjithçka pritet mirë, pasi që Rita është zgjedhur njëra nga 50 artistët e botës që vishet më së miri.