Edhe Dafina Zeqiri reagon për bullizmin dhe sulmet që po bëhen ndaj Gjestit në BBVA
Zhvillime të njëpasnjëshme ka në shtëpinë më të famshëm të momentit, atë ët BBVA. E këto zhvillime padyshim se e morën vëmendjen më të madhe që pas hyrjes së Gjestit. E ky i fundit po përballet vazhdimisht me situata që në një situatë normale s’do të duhej të lejoheshin. Në shtëpinë e BBVA, Gjesti është…
ShowBiz
Zhvillime të njëpasnjëshme ka në shtëpinë më të famshëm të momentit, atë ët BBVA.
E këto zhvillime padyshim se e morën vëmendjen më të madhe që pas hyrjes së Gjestit.
E ky i fundit po përballet vazhdimisht me situata që në një situatë normale s’do të duhej të lejoheshin.
Në shtëpinë e BBVA, Gjesti është ofenduar, bullizuar e sulmuar.
E sulmet më të mëdha i ndodhën mbrëmë, ku pesë persona të ndryshëm po e mbërthenin, ofendonin, bullizonin e sulmonin poashtu.
Aq shumë iu sulën Gjestit mbrëmë saqë në një moment i hodhën edhe ujë tek koka, e i ofenduan nënën e motrën.
Këto gjeste aspak të hijshme e që do të duheshin të dënoheshin i kryen më së shumti G-Bani, Jozi dhe Amber.
Natyrisht se në lidhje me këto pamje shumë të shëmtuara reaguan artistë të shumtë, moderatorë, gazetarë, e opinionistë që çuditen me mos-reagimin dhe mos dënimin nga Vëllai i Madh drejtuar këtyre të lartcekurve.
E një reagim së fundi pati edhe artistja e njohur, Dafina Zeqiri.
Shumë prej artistëve në reagimet e tyre kanë përgëzuar Gjestin për qëndrimin që po mban e që s’po bie pre e provokimeve të ashpra e tejet denigruese nga banorët./Lajmi.net/
https://www.instagram.com/reel/DEvSUtUs686/
https://www.instagram.com/reel/DEvS4z4sGBe/?igsh=MXRpbjhxODM3ZDd0dg%3D%3D
https://www.instagram.com/reel/DEvTVlyMiL9/