“Edhe dada Razë fiton me logon e PDK-së”, Lladrovci: Qytetari është i ofenduar, di të veprojë ndryshe

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar atë që thotë se ka dëgjuar se kryesia e PDK-së e ka thënë se “Në Drenas me logo të Partisë Demokratike edhe Dada Razë fiton”. Lladrovci tha se qytetari në Drenas është i ofendum nga kjo deklaratë, dhe se kjo është poshtërim. “Ka njerëz të kryesisë së PDK…

Lajme

16/07/2025 20:45

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar atë që thotë se ka dëgjuar se kryesia e PDK-së e ka thënë se “Në Drenas me logo të Partisë Demokratike edhe Dada Razë fiton”.

Lladrovci tha se qytetari në Drenas është i ofendum nga kjo deklaratë, dhe se kjo është poshtërim.

“Ka njerëz të kryesisë së PDK që kanë thonë në Drenas me llogo të PDK edhe Dadën Razë me qit fiton, këtë qytetar në Drenas e kanë kuptu si poshtërim, si detyrim.  Liderët e PDK, mua nuk ma ka thënë, ia ka thënë një shokut tonë të përbashkët. Dmth edhe një qen me qit fiton se e ka llogon e PDK. Qytetari është shumë i ofendum. Qytetari i Drenasit është PDK, por me ofendu, din edhe me vepru ndryshe”, tha Lladrovci në T7.