Edhe Blerta e Veton Surroit bëhet me shtetësi shqiptare
Ditëve të fundit është përfolur për kosovarët që kanë marr shtetësi shqiptare, por nuk u përmend edhe Blerat Surroi.

ShowBiz
U fol që shtetësi shqiptare morën Getoar Selimi, Berat Buzhala, Shpend Ahmeti e Mimoza Kusari-Lila, por nuk u përmend që shtetësi shqiptare ka marr edhe Blerta Syla, tashmë Blerta Surroi, raporton lajmi.net
Në dekretin e Presidentit të Shqipërisë, të cilin e posedon lajmi.net thuhet që ka vetëm një muaj e ca ditë, që Bujar Nishani ka lëshuar dekretin që Syla –Surroi të pajiset me shtetësi shqiptare.
Në dekret thuhet se kjo është bërë me kërkesë të saj, raporton lajmi.net
Ndryshe, Blerat Syla Surroi ishte “Miss Kosova 1995”, pastaj aktore në shumë shfaqje televizive e teatrale, ndërkohë, i ka kryer studimet master për pikturë, ku jo rrallë ka pasur ekspozita të ndryshme në Kosovë.
Ajo është bashkëshortja e publicistit dhe pronarit të Kompanisë “Koha”, Veton Surroi me të cilin ka dy djem, ndërsa Vetoni i ka edhe dy vajza nga martesa e tij e parë.
Lajmi.net mëson se shtetësi shqiptare kanë marrë edhe artisti Alban Muja dhe gazetari Sylejman Kllokoqi./ Lajmi.net