Edhe Argjentina njofton tërheqjen nga OBSH
Presidenti i Argjentinës, Javier Milei njoftoi se vendi i tij do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për shkak të “ndryshimeve të thella”. Në postimin e tij në platformën e mediave sociale X, Milei mbrojti idenë se masat e me afat të gjatë të OBSH-së në procesin e pandemisë përbënin një krim kundër njerëzimit,…
Bota
Presidenti i Argjentinës, Javier Milei njoftoi se vendi i tij do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për shkak të “ndryshimeve të thella”.
Në postimin e tij në platformën e mediave sociale X, Milei mbrojti idenë se masat e me afat të gjatë të OBSH-së në procesin e pandemisë përbënin një krim kundër njerëzimit, transmeton klankosova.tv.
Ai kritikoi ashpër OBSH-në.
Zëdhënësi presidencial Manuel Adorni në një deklaratë për media tha se ata kishin “ndryshime të thella” në lidhje me politikat shëndetësore të zbatuara nga OBSH-ja gjatë periudhës së COVID-19 dhe se për këtë arsye Milei dha urdhër për t’u tërhequr nga OBSH-ja.
”Argjentina nuk merr fonde nga OBSH-ja. Ne argjentinasit, jo vetëm për shëndetin tonë, por nuk do të lejojmë as që një organizatë ndërkombëtare të ndërhyjë në sovranitetin tonë. Ne nuk marrim fonde gjithsesi, prandaj tërheqja jonë nuk do të ndikojë në cilësinë e shërbimeve”, thekson Andorni.
Ai pretendon se masat afatgjata të karantinës të zbatuara nga OBSH-ja gjatë menaxhimit të pandemisë nuk kishin baza shkencore dhe se kjo shkaktoi dëme serioze në ekonominë argjentinase.