Edhe Arbëri i ‘Ritmit të Rrugës’ i pret flokët

Pas Memli Krasniqit, edhe anëtari tjetër i rep grupit të njohur kosovar, Ritmi i Rrugës, Arbër Reçi, ka vendosur t’i japë fund ‘bishtalecit’, duke i prerë flokët. Arbëri e ka marrë këtë vendim dy javë më parë, kur edhe i shkurtoi flokët. Ai konsideroi se kishte ardhur koha për ndryshime, pasi i mbajti flokët e…

ShowBiz

20/12/2013 15:00

Pas Memli Krasniqit, edhe anëtari tjetër i rep grupit të njohur kosovar, Ritmi i Rrugës, Arbër Reçi, ka vendosur t’i japë fund ‘bishtalecit’, duke i prerë flokët.

Arbëri e ka marrë këtë vendim dy javë më parë, kur edhe i shkurtoi flokët. Ai konsideroi se kishte ardhur koha për ndryshime, pasi i mbajti flokët e gjatë për më shumë se 15 vjet.

“Në atë kohë kur bënim muzikë, flokët e gjatë ishin një stil me të cilin jemi identifikuar. Por, tash erdhi koha për ndryshime dhe vendosa t’i shkurtoj flokët”, theksoi Reçi në një intervistë për lajmi.net. Ai nuk është aspak pishman që i ka mbajtur flokët e gjatë, e as që i preu.

Për dallim prej Memlit, ai nuk ka preferuar ta ruajë pjesën e flokëve që i preu, edhe pse tashmë ata ishin bërë pjesë e përditshmërisë së tij.

 

Me siguri, të gjithëve ju intereson se a do të bëjë muzikë më njëri prej grupeve më të suksesshëm shqiptar të repit. Për këtë ka përgjigje Arbëri:

“Fatkeqësisht, kohëve të fundit nuk kemi mundur të merremi me muzikë, për shkak të angazhimeve tjera që kemi. Nuk e them dhe nuk do ta them asnjëherë se kemi hequr dorë nga muzika. Sidoqoftë, përkundër faktit se jemi qe një kohë të gjatë larg muzikës, ka shumë njerëz ende që i dinë këngët tona dhe edhe sot e kësaj dite i përmendin ato, prandaj ky është një satisfaksion i madh për mua”, përfundoi Reçi, i cili momentalisht është sekretar i përgjithshëm në Universitetin Mbretëror ‘Iliria’.