Edhe ambasadori britanik e quan dështim votimin kundër Speciales
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, duke komentuar votimin kundër themelimit të Gjykatës Speciale, ka thënë se me këtë, Kosova ka dështuar t’i dëshmojë botës së është e gatshme t’i zbatojë obligimet e saj ndërkombëtare.
Lajme
“Ky ka qenë një rast i Kosovës që ta dëshmojë gatishmëri për t’i zbatuar obligimet e saj ndërkombëtare, e që fatkeqësisht dështimi ka vënë në pikëpyetje aftësinë e Kosovës”, ka thënë O’Connell.
Ndryshe, shtatë deputetët e PDK-së kanë bërë që Kuvendi i Kosovës të mos i kalojë amendamentet kushtetuese që do t’i hapnin rrugën Gjykatës Speciale.
Për miratimin e këtyre amendamenteve ishin të nevojshme 80 vota të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, mirëpo ato morën përkrahjen e vetëm 75 deputetëve, meqë 7 deputetë të PDK-së votuan kundër e 2 të tjerë abstenuan, kurse deputetët e opozitës e bojkotuan votimin./Zëri/