“Edhe ai coftinë pse u kandidu në start kur tërhjeket” – Hamiti i LDK-së për kandidatin serb në Kllokot që u tërhoq në balotazh dhe iu bashkua Listës Serbe

Një debat i ashpër është zhvilluar në mbledhjen e KQZ-së sot. Pas një përplasje të ashpër mes përfaqësuesve të VV-së dhe asaj të Listës Serbe, reagoj përfaqësuesi i LDK-së, Sami Hamiti, transmeton lajmi.net. Debati ishte duke u zhvilluar për komunën e Kllokotit, ku në zgjedhjet e 12 tetorit ishte edhe një kandidat shqiptar në garë,…

Lajme

21/11/2025 15:59

Një debat i ashpër është zhvilluar në mbledhjen e KQZ-së sot.

Pas një përplasje të ashpër mes përfaqësuesve të VV-së dhe asaj të Listës Serbe, reagoj përfaqësuesi i LDK-së, Sami Hamiti, transmeton lajmi.net.

Debati ishte duke u zhvilluar për komunën e Kllokotit, ku në zgjedhjet e 12 tetorit ishte edhe një kandidat shqiptar në garë, por i cili nuk arriti të siguroj balotazhin.

Në balotazh shkoj kandidati i Listës Serbe, Bozidar Dejanovic dhe Srecko Spasic nga SNS.

Ky i fundit pasi e siguroi balotazhin, befasisht u tërhoq nga gara duke ju bashkangjitur Listës Serbe.

“Edhe ai coftinë pse u kandidu në start kur tërhjeket”, ishte reagimi i Sami Hamitit për Spasic.

Në balotazh në këtë komunë nuk pati garë fare, përkundër që qytetarët dolën të votojnë.

Kandidati i Listës Serbe mori 90.14 për qind të votave në balotazh./lajmi.net/