Edhe 26 sulme të suksesshme ajrore kundër ISIS-it në Irak dhe Siri
Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e koalicionit kanë kryer edhe 26 sulme ajrore në bazat e militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, njofton Task Forca e Përbashkët.

Bota
17 prej sulmeve ajrore u kryen në Irak me fokus kryesor qytetet Bayji, Mosul dhe Ramadi, ndërsa 8 të tjera në Siri në afërsi të qyteteve al Hasakah, Al Raqqah dhe Ayn Isa.
Shënjestër kryesore e sulmeve ishin bunkerët, njësitë taktike, armët dhe makinat e militantëve të ISIS-it./arbresh.info