Edhe 2 ditë deri në Karnavalin Golden Eagle

Suhareka po bëhet gati për një nga ngjarjet më të mëdha kulturore dhe argëtuese të verës. Kanë mbetur edhe dy ditë deri në edicionin e gjashtë të Karnavalit “Golden Eagle”, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 qershor 2026 në Stadiumin e Qytetit në Suharekë. Përgjatë dy netëve të festivalit, qyteti pritet të…

Lajme

24/06/2026 16:25

Suhareka po bëhet gati për një nga ngjarjet më të mëdha kulturore dhe argëtuese të verës.

Kanë mbetur edhe dy ditë deri në edicionin e gjashtë të Karnavalit “Golden Eagle”, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 qershor 2026 në Stadiumin e Qytetit në Suharekë.

Përgjatë dy netëve të festivalit, qyteti pritet të mirëpresë mijëra vizitorë nga vendi dhe rajoni, të cilët do të kenë mundësinë të shijojnë një program të pasur me muzikë, performanca artistike, grupe ndërkombëtare dhe aktivitete të ndryshme argëtuese.

Organizatorët bëjnë të ditur se karnavali do të sjellë një atmosferë festive me shumë ngjyra, energji dhe spektakël, duke e shndërruar Suharekën në qendrën e argëtimit gjatë fundjavës së ardhshme.

Të gjithë qytetarët dhe vizitorët janë të ftuar të bëhen pjesë e kësaj feste verore, ndërsa hyrja do të jetë pa pagesë.

Karnavali “Golden Eagle” do të mbahet më 26 dhe 27 qershor në Stadiumin e Qytetit në Suharekë, duke premtuar dy net të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.