Edhe 112 të pagjetur në rajonin e Mitrovicës
Në rajonin e Mitrovicës janë edhe 112 persona të pagjetur nga lufta e fundit të Kosovë.

Lajme
Kjo u bë e ditur nga asistentja e Organizatës Jo-qeveritare “Zëri i Prindërve” Gjyla Haziri.
Haziri tha se gjithsejt kanë qenë 116 persona të zhdukur kurse katër janë kthyer.
“Në rajonin e Mitrovicës i kemi 112 ende të pagjetur. 116 kanë qenë krejt por sipas informacioneve katër nga to gjenden në morg dhe pritet të kthehen së shpejti. Edhe 112 janë ende të pagjetur”, tha ajo për Klan Kosova.
Sot në orët e mëngjesit në veriun e Mitrovicës, konkretisht tek varrezat e mysmlimanëve ekipi i Mjekësisë Ligjore ka zhvilluar gërmime me dyshimin se do të gjendet ndonjë mbetje mortore.
Por, angazhimi i mjekësisë ligjore përfundoj pa sukses. Në këtë lokacion nuk u gjet asnjë trup.
Haziri tha se sipas informacioneve këtu ishte dashur të gjendet ndonjë trup.
“Në orën 10:00 ka filluar gropimi dhe ka zgjatur plot katër orë. Me pretekst se do të gjendet ndonjë trup sepse sipas informacioneve dhe dëshmitarëve këtu do të do të gjindej një trup i pajëtë, por nuk gjetën asgjë”.