E zuri gjumi në tren, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh

Kjo është historia e pabesueshme e një djali, që e zuri gjumi në tren kur ishte 5 vjeç dhe se u rikthye në shtëpi pas 27 vitesh.

Fun

31/07/2016 02:48

Në vitin 1986, 32-vjeçari indian Saroo Munshi Khan ndodhej në një tren drejt Kalkutës, kërkonte lëmoshë, por rrugës e zuri gjumi dhe më pas u zgjua në Berhanpur, vend ky krejt i panjohur për të.

Ai u gjet nga autoritetet në Indi, të cilët në pamundësi për ta gjetur familjen e tij, e dërguan në jetimore. Këtu, Saroo u birësua nga një familje australiane dhe mori mbiemrin Brierley. Saroo shprehet se pavarësisht se bënte një jetë më të mirë, kurrë nuk kishte reshtur së menduari për familjen e tij. “Mbaj mend thuajse gjithçka nga dita kur humba dhe shumë gjëra nga familja ime e vërtetë”, thotë ai.

Pas 27 vitesh pritjeje, Saroo vendosi të vihet në kërkim të familjes së vet dhe duke përdorur teknologjinë arriti që të gjejë vendlindjen. U kthye atje me një foto të fëmijërisë dhe pasi pyeti banorët vendas. Ai gjeti të ëmën dhe një motër që kishte lindur para se ai të zhdukej.

Historia e jashtëzakonshme është bërë edhe libër, me titullin “Rruga e gjatë për në shtëpi”.

djali2 djali3 djali4 djali5 djali6 djali7 djali8 djali9