E zuri gjumi në punë, “Trepça” e dënon minatorin me 30% të pagës për 5 muaj

Komisioni Disiplinor i ndërmarrjes “Trepça” Sh.A ka shqyrtuar më 6 gusht rastin disiplinor ndaj punëtorit A.A., i cili është akuzuar për fjetje gjatë orarit të punës. Sipas njoftimit thuhet se ndaj tij është shqiptuar masa disiplinore, dënim me para gjobë në lartësi prej 30% të pagës mujore për një periudhë deri në pesë muaj. “Pas…

Lajme

07/08/2025 10:17

Komisioni Disiplinor i ndërmarrjes “Trepça” Sh.A ka shqyrtuar më 6 gusht rastin disiplinor ndaj punëtorit A.A., i cili është akuzuar për fjetje gjatë orarit të punës.

Sipas njoftimit thuhet se ndaj tij është shqiptuar masa disiplinore, dënim me para gjobë në lartësi prej 30% të pagës mujore për një periudhë deri në pesë muaj.