E zbulon xhaxhai: Ja pse Mbappe e refuzoi Real Madridin

Kylian Mbappe sot cilësohet njëri nga talentët më të mëdhenj në botën e futbollit.

Sport

06/11/2017 20:13

Francezi i ri, pas një sezoni fantastik te Monaco, ka kaluar te PSG, për të udhëhequr sulmin e kësaj skuadre së bashku me Neymarin dhe Cavanin.

Karriera e Mbappe ka mundur të jetë krejt ndryshe për dallim me atë që ka sot. Ai ka refuzuar Real Madridin në moshën 13 vjeçare, kur kjo skuadër drejtohej nga Zinedine Zidane.

Këtë e ka zbuluar xhaxhai i tij, që e kishte sjellë në prova te ‘Mbretërit’.

“Jam shumë i lumtur për Kylian, nuk e kisha imagjinuar se nipi im 13 vjeçar do të testohej te Reali apo Chelsea, por ai e bëri këtë. Kam pasur kënaqësinë e takimit me trajnerët si Ancelotti dhe Zidane”, ka deklaruar Pierre Mbappe.

Ai tutje zbulon se Kylian refuzoi Real Madridin, pasi ky ishte vullneti i familjes që e dëshironte ta kishte afër në Francë, që lojtari të zhvillohej i rrethuar nga familja e tij, ndërsa tutje ka thënë se kalimi i tij te PSG nuk ka të bëjë me paratë, por ishte çështje sportive./Lajmi.net/