E zbulon Romano: E ardhmja e Lewandowskit është e hapur
Ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski në verën e ardhshme mund të largohet nga "Allianz Arena".
Sport
Polaku që sa vite është ylli i “Bavarezëve” duke iu ndihmuar të fitojnë shumë tituj, sidomos në këto vitet e fundit, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, Lewandowski ka pranuar se ende nuk ka biseduar me bordin për rinovimin e kontratës, e cila i skadon në vitin 2023.
Ndërkohë, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar se gjithçka është e hapur.
“E ardhmja e Robert Lewandowskit është absolutisht e hapur. Është i fokusuar në pjesën e dytë të sezonit me Bayernin, por kontrata i skadon në vitin 2023 dhe dëshiron kontratë të re që të qëndrojë”.
“Nuk ka bisedime mes Bayernit dhe agjentëve, Lewandowski është në pritje”, shkroi ai.
Robert Lewandowski's future situation is absolutely open. He's focused on second part of the season with Bayern – but his current contract expires in 2023 and he wants a new deal to stay. ? #Bayern
There are still no talks between Bayern and his agent – Lewandowski's waiting. pic.twitter.com/rRsjoj6XBC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 27, 2022
Ndërkohë, verën e kaluar, Lewandowski ishte i lidhur me kalimin në Premierligë./Lajmi.net/