“E vrau dhe e varrosi në ara” – Ky është i arrestuari për vrasjen e Enver Bajraktarit në Lipjan

Vrasja misterioze ku u krye krim i rëndë në Baicë të Lipjanit, ku u vra e u gropos Enver Bajraktari, po zbardhet. Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për përfshirje direkte në këtë krim. Sipas burimeve të Lajmi.net, i arrestuari është Top Kolshi, banor i po të njëjtit fshat ku ndodhi…

Lajme

12/08/2025 11:59

Vrasja misterioze ku u krye krim i rëndë në Baicë të Lipjanit, ku u vra e u gropos Enver Bajraktari, po zbardhet.

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për përfshirje direkte në këtë krim. Sipas burimeve të Lajmi.net, i arrestuari është Top Kolshi, banor i po të njëjtit fshat ku ndodhi edhe ngjarja tragjike.

Aktualisht, hetuesit janë duke zhvilluar procedurat e nevojshme hetimore në koordinim të plotë me prokurorinë, ndërsa sipas informacioneve të para, tashmë ekzistojnë prova që e lidhin drejtpërdrejt Kolshin me kryerjen e vrasjes.

Kujtojmë se Enver Bajraktari u gjet i groposur në një arë të misrit në Baicë të Lipjanit pasi një ditë më herët ishte raportuar si i zhdukur./Lajmi.net/