E vështirë për t’u besuar, Milan merr fitoren e dytë radhazi

AC Milan ka arritur një fitore të vështirë, por shumë të rëndësishme në udhëtim te Bologna.

Sport

08/12/2019 22:37

‘Rossonerët’ triumfuan me rezultat 2:3, e që ishte fitorja e dytë radhazi në Serie A. Kjo gjë i mungonte Milanit që nga muaji shtator, kur mposhte Brescian e Veronën me rezultate minimale.

Ekipi i Piolit e nisi takimin më mirë duke shënuar dy herë me Piatek (15’) nga penalltia dhe Theo Hernandez (32’). Ky i fundit (40’) realizoi edhe golin e dytë por në portën e gabuar për rezultatin 1:2.

Giacomo Bonaventura (46’) i dha sërish avantazhin e dy golave ekipit të tij. Ndërkohë, krejt çka arritën vendasit ishin të ngushtonin diferencën me Sansone (84’) i cili edhe vulosi rezultatin përfundimtar 2:3.

Pas kësaj fitore, Milan ngjitet në vendin e 10 me 20 pikë, kurse Bologna dy pozita më poshtë me 16 pikë. /Lajmi.net/