E vendosë pemën e Krishtlindjeve në tavan, për ta mbajtur larg djalit të tij (Foto)
Një baba i zemëruar i tre fëmijëve e ka varur pemën e Krishtlindjeve në tavan, në mënyrë që ta mbajë atë larg duarve të djalit të tij të vogël.
Fun
Stuart Edwards, 38 vjeç, brengosej se djali i tij i vogël do të mund të ngjitej në pemën e tyre, kështu që në mënyrë që djali i tij të mos lëndohet dhe mos ta prishë pemën, ai e vari atë në tavan.
Ai përdori zinxhir dhe burme për ta varur pemën në tavan dhe të sigurohej që zbukurimet e saj nuk do të binin, transmeton lajmi.net.
Pasi krijimi i tij u kompletua, ai e fotografoi djalin e tij përderisa po dëshironte ta arrinte pemën dhe e postoi fotografinë në Facebook. Ajo më pas u bë hit në internet, duke fituar 100,000 shpërndarje. /lajmi.net