E turpshme: Tifozët e Manchester Cityt sulmohen nga huliganët famëkeq serb në Beograd

Futbollistët e Manchester Cityt nga ora 18:45 do të përballen me Crvena zvezdën në Beograd, në xhiron e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Para ndeshjes në kryeqytetin e Serbisë janë sulmuar tifozët anglezë, anise ata nuk provokuan askënd në një kafene, njoftojnë mediat e huaja, përcjell lajmi.net. Tifozët e Manchester City…

Sport

13/12/2023 13:14

Futbollistët e Manchester Cityt nga ora 18:45 do të përballen me Crvena zvezdën në Beograd, në xhiron e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Para ndeshjes në kryeqytetin e Serbisë janë sulmuar tifozët anglezë, anise ata nuk provokuan askënd në një kafene, njoftojnë mediat e huaja, përcjell lajmi.net.

Tifozët e Manchester City ishin në një pijetore të Beogradit një natë para ndeshjes.

Menjëherë pas kësaj u shfaqën huliganë vendas të Crvena Zvezdës dhe i sulmuan fizikisht.

Nga përleshja disa tifozë anglezë mbetën të lënduar.


Tifozët famëkeq të Crvena Zvezdën janë të njohur për skandale e huliganizëm, për çka klubi serb është dënuar në shumë raste nga UEFA./Lajmi.net/