“E tmerrshme dhe fyese” – Selimi kundërshton përfshirjen e dokumenteve serbe në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka reaguar ashpër pas raportimeve se në mesin e provave të dërguara nga Prokuroria Speciale në Hagë gjenden edhe dokumente nga institucionet e Beogradit zyrtar. Përmes një postimi në platformën “X”, Selimi e quajti këtë veprim “jashtëzakonisht fyese dhe të tmerrshëm”, duke theksuar se Serbia nuk mund të…

Lajme
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka reaguar ashpër pas raportimeve se në mesin e provave të dërguara nga Prokuroria Speciale në Hagë gjenden edhe dokumente nga institucionet e Beogradit zyrtar.
Përmes një postimi në platformën “X”, Selimi e quajti këtë veprim “jashtëzakonisht fyese dhe të tmerrshëm”, duke theksuar se Serbia nuk mund të konsiderohet burim i besueshëm për asnjë provë, transmeton lajmi.net
“Dhomat e Specializuara sapo kanë aprovuar “prova” të reja të dorëzuara nga shërbimi sekret serb dhe policia serbe në gjyqin kundër themeluesve të UÇK-së. Kjo është jashtëzakonisht fyese dhe e tmerrshme. Serbia NUK është burim i besueshëm për asnjë “provë”.” – shkroi ai.
Në sfond të këtij zhvillimi qëndron kritika e vazhdueshme ndaj Gjykatës Speciale, e cila është akuzuar nga figura të ndryshme politike dhe opinioni publik për qasjen e njëanshme dhe mënyrën e trajtimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo gjykatë është parë nga shumëkush si selektive në ndjekjen penale dhe me një fokus të padrejtë vetëm ndaj shqiptarëve të Kosovës./lajmi.net/