E tmerron gruan e tij me kamerën e fshehur (Video)

Roman Atwood ka sjellë shakanë e tij të radhës, por këtë herë ai atë e ka realizuar në shtëpi të tij. Shikojeni se si ai e tmerron gruan e tij kur e bën të mendojë se e hodhi birin e tij nga kati i dytë i shtëpisë, që padyshim se do ta vriste nëse do të ishte e vërtetë.

Fun

02/12/2014 16:30

Ai arsyetohet për këtë “vrasje” në mënyrë të mirë, por për këtë shaka atij i ndihmuan edhe fëmijët e tij, transmeton Lajmi.net.

Djali më i vogël i tij vishet me një veshje të spider-man dhe Roman me të njëjtën veshje e ka edhe një kukull të madhësisë së djalit të tij.

Ai fillon të luaj me djalin e tij para se gruaja të vijë në shtëpi dhe i gjen duke luajtur. Më pas, ajo vjen lartë dhe i kontrollon ata dhe sheh se gjithçka është në rregull. Por, më pas, Roman e hedhë kukullën – që duket si djali i tij – nga pjesa e sipërme e shtëpisë, dhe e tmerron gruan.

Shikojeni videon: