E teprojnë tifozët e Atletico, thirrjet ndaj portierit ukrainas të Realit: Populli yt qanë, ti luan këtu

Derbi i Madridit ka treguar një fytyrë të keqe të tifozëve të Atletico Madrid.

Sport

10/05/2022 10:45

‘Los Rojiblancos’ fituan minimalisht derbin ndaj Real Madridit, por disa thirrje të tifozëve kanë lënë shije të keqe.

Thirrjet ishin drejtuar për portierin ukrainas të Real Madrid, Lunin.

“T’i po luan këtu, derisa populli yt është duke qarë”, dëgjoheshin brohoritjet, përcjell lajmi.net.

Thirrjet e tifozëve të Atletico aludonin në agresionin e Rusisë në Ukrainë, ku si pasojë kanë humbur jetën shumë njerëz.

Ndërkohë, në të gjitha stadiumet tjera lojtarët ukrainas janë duartrokitur dhe përkrahur moralisht, pavarësisht skuadrës apo rivalitetit. /Lajmi.net/